HomeBotaVIDEO/ Shembet papritur ndërtesa trekatëshe në zemër të Nju Jorkut, dy të...

VIDEO/ Shembet papritur ndërtesa trekatëshe në zemër të Nju Jorkut, dy të vdekur dhe 17 persona në spital

Advertismentspot_img

Shembja e një ndërtese trekatëshe, pranë një kantieri ndërtimi, u ka marrë jetën të paktën dy personave dhe ka plagosur shumë të tjerë. 17 prej tyre u transportuan në spitale ditën e djeshme, të mërkurën, sipas përditësimit të fundit nga autoritetet e Nju Jorkut, ndërsa kërkimet në rrënoja vijojnë.

Shkaku i shembjes së ndërtesës, e cila ishte ndërtuar në vitet 1930, mbetet ende i panjohur. Për këtë ngjarje ka nisur një hetim, deklaroi për mediat John Esposito, shefi i Departamentit të Zjarrfikësve të Nju Jorkut.

Sipas autoriteteve, ende nuk dihet se sa persona ndodheshin brenda ndërtesës në momentin e shembjes dhe as sa punëtorë ishin të pranishëm në parcelën ngjitur, ku po kryheshin, ndër të tjera, punime gërmimi.

Një ekip zjarrfikësish ndodhej rastësisht në zonë dhe ndërhyri brenda një minute nga momenti i shembjes, duke ndihmuar në nxjerrjen e viktimave të para nga rrënojat, bënë të ditur autoritetet.

Kryebashkiaku Zohran Mamdani njoftoi se dy persona kanë humbur jetën, ndërsa të paktën 17 të tjerë janë transportuar në spitale, disa prej tyre në gjendje kritike.

Sipas komisioneres së zjarrfikësve, Lilian Bonsignore, numri i përgjithshëm i personave të prekur nga ngjarja është 19, përfshirë shtatë fëmijë. Ajo nuk bëri të ditur nëse mes viktimave kishte edhe fëmijë.

Në vendngjarje, në lagjen Flatbush të Brooklynit, zjarrfikësit dhe një qen i trajnuar posaçërisht vijonin kërkimet në rrënojat e ndërtesës edhe mbrëmjen e djeshme.

Zjarrfikësit nxorën disa persona nga rrënojat, mes tyre edhe një fëmijë, i cili u transportua me barelë drejt një ambulance, sipas pamjeve të transmetuara nga një televizion lokal.

Departamenti i Zjarrfikësve të Nju Jorkut bëri të ditur se kishte marrë njoftimin se disa persona kishin mbetur të bllokuar nën rrënojat e ndërtesës së shembur rreth orës 16:00 me orën lokale (22:00 me orën e Shqipërisë).

Esposito theksoi mbrëmjen e djeshme se: “Nuk e dimë ende se sa persona rezultojnë gjithsej të zhdukur.”

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular