HomeAktualitet“Llogaria juaj është pezulluar”, Banka e Shqipërisë: Mos bini pre e mashtrimeve

“Llogaria juaj është pezulluar”, Banka e Shqipërisë: Mos bini pre e mashtrimeve

Advertismentspot_img

Banka e Shqipërisë njofton qytetarët se po qarkullojnë mesazhe mashtruese (phishing) që përdorin emrin e saj. Në këto mesazhe pretendohet se llogaria bankare e marrësit është pezulluar dhe i kërkohet të klikojë në një lidhje për të përditësuar të dhënat.

Këto mesazhe janë të rreme. Ato synojnë të përvetësojnë të dhëna personale dhe bankare duke përdorur emrin e Bankës së Shqipërisë.

Nëse merrni një mesazh të tillë:

• Mos klikoni në lidhjen e përfshirë në mesazh dhe mos iu përgjigjni atij.

• Mos jepni të dhëna personale, të dhëna të kartës bankare, fjalëkalime, PIN ose kode njëpërdorimëshe.

• Nëse keni dhënë të dhëna ose vini re veprime të paautorizuara në llogarinë tuaj, kontaktoni menjëherë bankën tuaj përmes kanaleve të saj zyrtare.

• Raportoni çdo mesazh të tillë pranë organeve kompetente.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular