Trajneri Rolando Maran mori drejtimin e Kombëtares shqiptare menjëherë pas zhgënjimit në play-off të Botërorit 2026 me një detyrë jo edhe aq të thjeshtë. Dhe objektivi i parë që FSHF i vendosi në kontratë ishte fitorja e grupit në Ligën e Kombeve
Maran, iu përgjigj kësaj kërkese në mënyrën më të mirë të mundshme, me 5 fitore në 6 ndeshje, duke siguruar vendin e parë dhe ngjitjen në Ligën B. Duke e bërë një gjë të tillë, ai vendosi rekorde të shumëfishta për kuqezinjtë në këtë turne.
Kjo ishte hera e parë kur fitoheshin më shumë se 3 ndeshje në grup, teksa shifra e re rekord është 5, ashtu si edhe pikët rekord që janë 15. Ndërkohë, u realizuara 12 gola, kundrejt 8 që ishte shifra maksimale e regjistruar në edicionin 2020-2021.
Njëkohësisht, u regjistruan vetëm 3 gola të pësuar, duke përmirësuar shifrën 4 të atij edicioni kur ekipi ishte gjithashtu në Ligën C dhe e fitoi grupin e saj nën drejtimin e Edi Rejas.







