HomeAktualitetEMRAT- Përleshje me thika mes të dënuarve në burgun e Durrësit, plagoset...

EMRAT- Përleshje me thika mes të dënuarve në burgun e Durrësit, plagoset një person

Advertismentspot_img

Një konflikt mes dy të burgosurve në IEVP në Durrës ka përfunduar me plagosjen e njërit prej tyre me mjet prerës.

Ngjarja është regjistruar më 15 nëntor 2026, ndërsa sipas njoftimit zyrtar, i burgosuri me Muharrem Bugjisha ka goditur me një mjet prerës një tjetër të burgosur, Ilir Bibën.

Pas ngjarjes, Agjencia e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (AMSEVP) ka kryer arrestimin në flagrancë të autorit të dyshuar.

Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve penale”, të parashikuara nga nenet 89 dhe 324/a të Kodit Penal.

Ndërkohë, AMSEVP ka nisur verifikimet për punonjësit e institucionit të burgut të Durrësit, të cilët dyshohet se mund të jenë përfshirë në veprime të paligjshme.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular