Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e sotme në autostradën Vlorë-Fier, ku ka humbur jetën shefi i Krimeve të Rënda në Vlorë, Ermal Lulaj.
Si pasojë e aksidentit, raportohet se ka mbetur i plagosur edhe një person tjetër, i cili ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Aksidenti ka nodhur në afërsi të Novoselës dhe sipas informacioneve paraprake, makina është përplasur me një mjet të tonazhit të rëndë, të tipit skrep.
Menjëherë pas ngjarjes, në vendin e aksidentit kanë mbërritur shërbimet e emergjencës dhe efektivët e policisë, të cilët kanë nisur veprimet për dokumentimin e ngjarjes dhe zbardhjen e rrethanave.







