HomePolitikeProjektbuxheti 2027 "ndez" sot Kuvendin: Opozita kundër, priten tensione në sallë. Ja...

Projektbuxheti 2027 “ndez” sot Kuvendin: Opozita kundër, priten tensione në sallë. Ja 11 pikat e rendit të ditës

Advertismentspot_img

Për shkak të kundërshtive, pritet që seanca të zhvillohet me tensione

Kuvendi i Shqipërisë pritet të mblidhet këtë të mërkurë për të votuar, mes të tjerash, edhe projektbuxhetin e vitit 2027. Buxheti, i cilësuar nga Partia Socialiste si më i madhi në histori, kundërshtohet nga demokratët, të cilët publikisht kanë shprehur votën kundër.

Për shkak të kundërshtive, pritet që seanca të zhvillohet me tensione, ndërsa mbetet për t’u parë nëse opozita do të ndjekë të njëjtën metodë si në seancat e fundit, duke tentuar të bllokojë foltoren.  

Kujtojmë se 13 deputetë të Partisë Demokratike të përjashtuar nga punimet e Kuvendit, mes tyre kreu i grupit parlamentar, Gazment Bardhi, dhe sekretari i përgjithshëm, Flamur Noka. Para nisjes së seancës, Partia Demokratike pritet të zhvillojë ehden jë mbledhje me grupin parlamentar.  

Në rendin e ditës për seancën e sotme janë përfshirë edhe disa projektligje që lidhen me paketën fiskale, konkretisht ndryshimet në ligjin për tatimin mbi të ardhurat, tatimin mbi vlerën e shtuar, procedurat tatimore, taksat kombëtare dhe akcizat. Projektligjet kanë kaluar më herët në komisionet parlamentare dhe pritet të marrin sot diskutimin e parë në sallën e Kuvendit.  

Rendi i ditës së seancës plenare:  

1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 29.10.2026.  

2. Njoftime.  

3. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 29/2023, ‘Për tatimin mbi të ardhurat’, të ndryshuar”.  

4. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 92/2014, ‘Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë’, të ndryshuar”.  

5. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9920, datë 19.5.2008, ‘Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë’, të ndryshuar”.  

6. Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 9975, datë 28.7.2008, ‘Për taksat kombëtare’, të ndryshuar”.  

7. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 61/2012, ‘Për akcizat në Republikën e Shqipërisë’, të ndryshuar”.  

8. Projektligji “Për buxhetin e vitit 2027”.  

9. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 22/2018, ‘Për strehimin social’, të ndryshuar”.  

10. Projektvendimi “Për një ndryshim në vendimin nr. 169/2026 të Kuvendit ‘Për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për fazën e dytë të Reformës Administrativo-Territoriale në Republikën e Shqipërisë’”.  

11. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës. 

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular