HomeBotaVIDEO / Çfarë është "Cheget", valixhja nukleare që shoqëron Putinin në Kinë!...

VIDEO / Çfarë është “Cheget”, valixhja nukleare që shoqëron Putinin në Kinë! Ushtaraku rus e pranon si rrallë herë

Advertismentspot_img

Një gazetar rus filmoi anëtarë të delegacionit të Presidentit Vladimir Putin duke mbajtur çantën bërthamore të Rusisë, ndërsa Putin mbërriti të mërkurën në Shenzhen të Kinës për samitin e APEC-ut, ku pritet të takohet me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump, dhe Presidentin kinez, Xi Jinping.

I pyetur drejtpërdrejt nëse po e mbante çantën, një ushtarak e konfirmoi se po.

E njohur si “Cheget”, kjo çantë i mundëson Putinit të ruajë në çdo kohë komandën dhe kontrollin e pandërprerë mbi arsenalin bërthamor të Rusisë, pavarësisht vendndodhjes së tij fizike.

“Shikoni pas meje është ajo, valixhja bërthamore, ndihmësi i Vladimir Putin dhe diplomat. Përshëndetje, a është kjo valixhja bërthamore?”, i thotë gazetari, ndërsa ndihmësi i Putin i përgjigjet duke buzëqeshur “Po”.

“Cheget” është çanta e lëvizshme ruse e komandës dhe kontrollit bërthamor, e cila shërben si terminal i lëvizshëm brenda sistemit të komandës “Kazbek” për Forcat Bërthamore Strategjike të Rusisë. Ajo lidhet përmes rrjetit të komunikimit “Kavkaz”, duke u mundësuar drejtuesve të lartë të komunikojnë dhe të autorizojnë sulme bërthamore edhe kur ndodhen larg qendrave fikse të komandës.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular