HomeBotaMbyllet pas 90 minutash takimi historik në Kinë, Trump, Xi dhe Putin...

Mbyllet pas 90 minutash takimi historik në Kinë, Trump, Xi dhe Putin dalin me deklaratë të përbashkët: Lufta bërthamore nuk fitohet dhe s’duhet të ndodhë kurrë

Advertismentspot_img

Presidentët e SHBA-së, Donald Trump, Rusisë, Vladimir Putin, dhe Kinës, Xi Jinping, kanë zhvilluar një takim trepalësh në Shenzhen të Kinës, ku në fokus ishte bashkëpunimi mes tri fuqive të mëdha dhe sfidat kryesore të sigurisë ndërkombëtare.

Gjatë takimit, liderët diskutuan për çarmatimin bërthamor, parandalimin e konflikteve dhe stabilitetin global. Ata theksuan rëndësinë e dialogut dhe përgjegjësinë e veçantë që kanë vendet e tyre për ruajtjen e paqes.

Trump e cilësoi takimin si historik, duke deklaruar se tri vendet kanë shumë çështje për të diskutuar. Ndërsa Xi Jinping theksoi se bashkëpunimi mes fuqive të mëdha nuk është çështje zgjedhjeje, por një domosdoshmëri.

Në fokus të diskutimeve ishin gjithashtu marrëdhëniet ekonomike, siguria energjetike dhe roli i institucioneve ndërkombëtare. Megjithatë, lufta në Ukrainë dhe konflikti në Iran nuk u trajtuan konkretisht në deklaratën e përbashkët.

“Nuk mund të fitohet një luftë bërthamore dhe ajo nuk duhet të zhvillohet kurrë”, thuhet mes të tjerash në deklaratë.

Në dokument shkruhet se liderët diskutuan ranë dakord për rritjen e prodhimit dhe furnizimit me produkte të rafinuara të naftës. Takimi shënon një moment të rëndësishëm diplomatik në marrëdhëniet mes Uashingtonit, Moskës dhe Pekinit.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular