Gazetari Artan Hoxha ka publikuar momentet e vrasjes së shqiptarit, Luka Beqiraj në Spanjë. Pamjet tregojnë momentin kur autori e qëllon 39-vjeçarin me disa plumba, në tarracën e një lokali brenda një qendre sportive.
Ndërkohë miqtë e vlonjatit që ishin në tavolinë, largohen me vrap për të shpëtuar, edhe pse shihet se autori e ka pasur të qartë objektivin e tij.
Sipas mediave spanjolle, mënyra se si është kryer vrasja ka ngritur dyshime te hetuesit se mund të bëhet fjalë për një krim me pagesë, për larje hesapesh.
Gjithashtu, po hetohet mundësia e lidhjes së krimit me rrjetet e organizuara kriminale që veprojnë në këtë pjesë të Spanjës.
Beqiraj rezulton një emër i njohur për autoritet shqiptare. Në vitin 2016, Beqiraj u arrestua në Vlorë për plagosje të rëndë me dashje, ndërsa në 2019 u arrestua në kuadër të një operacioni shqiptaro-italian, ndërsa në vitin 2020 u dënua me 4 vite e gjysmë burg për trafik droge.







