HomeKronikeEMRI/Aksidenti i rëndë në Orikum! Humb jetën 63-vjeçari, plagosen punëtorët e huaj 

EMRI/Aksidenti i rëndë në Orikum! Humb jetën 63-vjeçari, plagosen punëtorët e huaj 

Advertismentspot_img

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Orikum, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin. Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën 63-vjeçari Xhevair Xhelili, i cili udhëtonte në njërin prej automjeteve. 

Nga përplasja raportohet gjithashtu për disa persona të plagosur. Mësohet se në automjetin tjetër udhëtonin disa punëtorë të huaj, të cilët po shkonin drejt zonës bregdetare të Vlorës për të punuar. 

Të plagosurit janë transportuar në ambientet e Spitalit të Vlorës për të marrë ndihmën mjekësore, ndërsa trupi i 63-vjeçarit është dërguar në morgun e spitalit. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të këtij aksidenti tragjik.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 07:20, në aksin rrugor “Orikum-Llogara”, në Fushë Dukat, automjeti tip “Ford”, me drejtues shtetasin Xh. Xh., rreth 62 vjeç, dyshohet se është përplasur me automjetin tip “Renault”, me drejtues shtetasin M. H.,  36 vjeç.

Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën në vendngjarje, shtetasi Xh. Xh.

Gjithashtu, janë dëmtuar drejtuesi i automjetit “Renault”, shtetasi egjiptian M. H., dhe  pasagjeri, shtetasi M. N., rreth 40 vjeç, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital. 

3 pasagjerët e automjetit tip “Renault” janë shoqëruar në Komisariat dhe po kryhen veprimet procedurale.  

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular