HomeAktualitetSPAK regjistron procedim penal ndaj Elisa Spiropalit, bashkëshortit dhe 3 personave të...

SPAK regjistron procedim penal ndaj Elisa Spiropalit, bashkëshortit dhe 3 personave të tjerë

Advertismentspot_img

Një kallëzim penal i shoqëruar dhe me dokumente nga Drejtoria e Tatimeve është depozituar në Prokurorinë e Posaçme ndaj Elisa Spiropalit, e përjashtuar së fundmi nga forumet e Partisë Socialiste, bashkëshortit të saj dhe tre personave të tjerë (familjarë).

Mësohet se referimi është bërë për një sërë veprash penale që lidhen me deklarimin e rremë, mosdeklarimin dhe fshehjen e pasurisë, pastrimin e produkteve të veprës penale, shpërdorimin e detyrës dhe korrupsionin. Burime konfirmuan se procedimi penal është regjistruar pa emër por me veprat penale. 

Burime pranë SPAK bëjnë me dije se në qendër të kallëzimit është Salarjon Totaj, bashkëshorti i Spiropalit dhe familjarëve të tij dhe lidhen me bizneset që ai zotëron. Kallëzimi mësohet se e ka kaluar filtrin paraprak dhe është regjistruar një çështje penale vetëm për vepra penale. SPAK nuk ka bërë komente lidhur me rastin dhe nëse po heton rolin e Spiropalit. 

Veç Spiropalit  subjekt pritet të jenë edhe të paktën 5 persona të tjerë mes të cilëve, bashkëshorti i saj, Salarjon Totaj. 

Deputetja Spiropali ka pretenduar se është kërcënuar nga zyrtarë të Administratës të cilët kanë zbarkuar në bizneset e familjes së saj. Nga ana tjetër, drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Ilir Binaj, tha se deputetja dhe bashkëshorti i saj kërcënuan inspektorët pasi sipas tij në bizneset e familjarëve të Spiropalit u gjetën “evazione të mëdha tatimore”.

Ndërkohë nga Drejtoria e Tatimeve e pranojnë dorëzimin e një padie në SPAK. Megjithatë ende nuk dihet nëse bëhet fjalë për të njëjtën padi. 

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
Advertismentspot_img
RELATED ARTICLES
Advertismentspot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular