HomeKronikeI akuzuar si pjesë e grupit të “Rrajave”, Aldo Gjini dërgohet në...

I akuzuar si pjesë e grupit të “Rrajave”, Aldo Gjini dërgohet në 41 BIS

Advertismentspot_img

Aldo Gjini, një prej personave të akuzuar nga SPAK si pjesë e grupit kriminal të “Rrajave” të Fushë-Krujës, është transferuar nga burgu i Drenovës drejt regjimit të posaçëm të sigurisë 41 BIS.

Sipas informacioneve konfidenciale, vendimi për transferimin e tij është marrë pas një periudhe tre mujore nën mbikëqyrje. Deri më tani, Gjini mbahej i izoluar në burgun e Drenovës, ndërsa tashmë do të vuajë dënimin në regjimin 41 BIS, ku zbatohen masa të rrepta sigurie dhe kufizime të forta në komunikimin me personat e tjerë.

Aldo Gjini është një prej personave të akuzuar nga SPAK si pjesë e grupit kriminal të “Rrajave” të Fushë-Krujës, i dyshuar për përfshirje në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Në kuadër të një operacioni të zhvilluar në dhjetor të vitit 2025, ndaj tij u caktua masa e sigurisë “arrest në burg”.

Emri i Gjinit është përmendur edhe në disa ngjarje të tjera kriminale, mes tyre një plagosje e ndodhur në Tiranë në vitin 2021. Gjithashtu, ai raportohet se ka pasur probleme me drejtësinë edhe në Itali e Luksemburg.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
Advertismentspot_img
RELATED ARTICLES
Advertismentspot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular