HomePolitikeRama takim me Mickoskin në Qafë Thanë, inaugurohet sistemi i kontrollit kufitar...

Rama takim me Mickoskin në Qafë Thanë, inaugurohet sistemi i kontrollit kufitar me një ndalesë: Do të shtrihet në të gjitha pikat e tjera

Advertismentspot_img

Sistemi i ri i cili vendoset në punë nga nesër, synon lehtësimin dhe përshpejtimin e procedurave të kontrollit kufitar mes dy vendeve, duke mundësuar kryerjen e kontrolleve në një ndalesë të vetme.

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës, ku ka inauguruar së bashku me homologun e tij të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, sistemin e integruar kufitar “One Stop Shop”.

Sistemi i ri i cili vendoset në punë nga nesër, synon lehtësimin dhe përshpejtimin e procedurave të kontrollit kufitar mes dy vendeve, duke mundësuar kryerjen e kontrolleve në një ndalesë të vetme dhe reduktimin e kohës së pritjes për qytetarët dhe transportin e mallrave.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri Edi Rama e cilësoi sistemin e ri kufitar si një hap konkret dhe lehtësim të madh për miliona qytetarë, duke e përmbledhur kalimin nga kontrollet e dyfishta te besimi i ndërsjellë, ndërsa nuk la pa përmendur edhe bashkëpunimin strategjik për Korridorin 8.

“Unë kam përherë probleme me përkthimin kur vij në Maqedoni. Hedhim një hap konkret me këtë transformim për miliona njerëz që kalojnë këtë kufi. Ne kemi një shprehje në shqip; beso dhe kontrollo. Deri tani, në këtë doganë ishim kontrollo, kontrollo, tani jemi beso, kontrollo.

Hapi tjetër; beso, beso, që të mos kemi më asnjë kontroll këtu, në rrugëtimin e përbashkët në BE. Dua ta përgëzoj kryeministrin maqedonas që jemi në një proces bashkëpunimi ku kemi shumë gjëra që duhet t’i bëjmë së bashku. Padiskutim, njëra ndër to është të çojmë përpara Korridorin 8.

Në mbyllje, dua t’i bashkohem kryeministrit Mickoski për të falenderuar ata që punuan për këtë ditë dhe për të realizuar më në fund këtë transformim që, siç thashë, do t’u vlejë shumë njerëzve, miliona njerëzve që kalojnë në këtë doganë. Do të vazhdojmë me pikat e tjera për të njëjtin sistem. Kam edhe një ankesë për Hristijanin. Përkthyesen më të mirë e mbajti për vete”, tha Rama.

Ndërkohë, në fjalën e tij, kryeministri maqedonas e cilësoi këtë bashkëpunim si një lehtësim të madh për lëvizjen e qytetarëve dhe shprehu gatishmërinë për zgjerimin e projektit edhe në pikat e tjera kufitare, ndërsa nuk la pa uruar edhe festën e 22 Nëntorit, Ditën e Alfabetit Shqip.

“Për mua është nder i veçantë që së bashku me mua është miku im i dashur Edi Rama. Në këtë eveniment të rëndësishëm dëshiroj të uroj këtë festë të rëndësishme si 22 Nëntori. Është kënaqësi që po bëjmë këtë bashkëpunim për një pikë kontrolli të vetme që lehtëson lëvizjen e njerëzve. Duam të përforcojmë bashkëpunimin edhe në pikat e tjera kufitare, bashkëpunime në Ohër e Strugë nëpërmjet liqenit me Shqipërinë. Dua të falenderoj ministrin e Punëve të Brendshme, punonjësit, që të kemi një pikë kontrolli të vetme dhe falenderim për mikun tim Edi Rama”, tha Mickoski.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
Advertismentspot_img
RELATED ARTICLES
Advertismentspot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular