Skiatorja Lara Colturi ka arritur një sukses historik, duke fituar për herë të parë një garë të Kupës së Botës në ski alpine për Shqipërinë.
Sportistja 20-vjeçare, që përfaqëson flamurin kuqezi, triumfoi këtë të shtunë në garën e slalomit në Gurgl të Austrisë, duke siguruar fitoren e parë shqiptare në historinë e këtij kompeticioni.
Colturi përfundoi dy zbritjet me kohën e përgjithshme 1 minutë, 45 sekonda e 47 të qindtat, duke lënë pas dy skiatorët suedeze. Në vendin e dytë u rendit Sara Hector, me 27 të qindtat më shumë, ndërsa podiumi u plotësua nga Anna Swenn Larsson, me një diferencë prej 30 të qindtash.
Ky është triumfi i parë i Lara Colturit në karrierën e saj në Kupën e Botës, pas disa paraqitjeve në podium dhe dy vendeve të dyta të arritura në vitet 2024 dhe 2025.
Fitorja në Austri vjen vetëm një javë pas vendit të dytë në slalomin e Levi-t në Finlandë, duke konfirmuar formën e shkëlqyer të skiatores shqiptare.









