HomePolitikeMe 25 nëntor, dy ekspertë të “Venecias” në Tiranë. Do të japin...

Me 25 nëntor, dy ekspertë të “Venecias” në Tiranë. Do të japin ekspertizën e tyre për “financimin e partive”

Advertismentspot_img

Pesë ditë përpara mbylljes së afatit zyrtar të komisionit të posaçëm për reformën zgjedhore në Shqipëri do të mbërrijnë ekspertët ndërkombëtarë të Venecias.

Komisioni i Venecias i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së bërë nga kryeparlamentari Niko Peleshi dhe dy bashkëkryetarët Damian Gjiknuri dhe Bylykbashi të komisionit të posaçëm për të ofruar ndihmën juridike mbi çështjet që kanë shkaktuar një ndarje mes socialistëve dhe demokratëve sa i përket amendimit të ligjeve si pjesë të reformës zgjedhore.

Pikërisht me 25 nëntor, 2 ekspertët e komisionit të Venecias do të zhvillojnë takimet me përfaqësuesit e partive në Kuvendin e Shqipërisë.

Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi iu drejtua disa ditë më parë Komisionit të Venecias me anë të një letre, duke i kërkuar ekspertizë për projektligjin “Për Financimin e Partive Politike”.

Por në mbledhjet më të fundit të Komisionit të Reformës, Partia Demokratike kërkoi që të diskutojë me Komisionin e Venecias edhe paketën e saj  “Për Ndarjen e Shtetit nga Partia”. 

Ndaj pritet që diskutimet me ekspertët e Komisionit të Venecias të përfshijnë edhe këtë çështje.

Në qershor të vitit 2026, Venecia dërgoi komentet e para në Shqipëri për ligjin e financimit, ndërsa tanimë ato janë integruar në draft dhe pritet t’i nënshtrohem për herë të dytë vlerësimit ndërkombëtar.

Me 30 nëntor përfundon afati i “Zgjedhores” në Parlament, teksa mazhoranca ka paralajmëruar se nëse opozita nuk i jep votat, do ta votojë e vetme ligjin për financimin e Partive Politike.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
Advertismentspot_img
RELATED ARTICLES
Advertismentspot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular