HomeSportAmazon blen startup-in izraelit Decart për 7.5 miliardë dollarë

Amazon blen startup-in izraelit Decart për 7.5 miliardë dollarë

Advertismentspot_img

Amazon ka blerë teknologjinë e startup-it izraelit të inteligjencës artificiale, Decart, në një marrëveshje të vlerësuar në rreth 7.5 miliardë dollarë. Marrëveshja përfshin blerjen e teknologjisë së optimizimit të Decart, si dhe transferimin e tre bashkëthemeluesve të saj dhe ekipit të studiuesve e inxhinierëve në Amazon. Decart, e themeluar në vitin 2023, ka zhvilluar softuer që bën që sistemet e AI-së të punojnë më shpejt dhe më lirë në çipe nga Nvidia, Amazon dhe Google.

Kompania ka bashkëpunuar me Amazon që nga viti 2025 për të optimizuar çipet Trainium të Amazon, të përdorura për trajnimin e modeleve të AI-së. Bashkëthemeluesit – vëllezërit Dean dhe Orian Leitersdorf dhe Moshe Shalev – u njohën gjatë shërbimit në Njësinë 8200, njësia elitare e inteligjencës së sinjaleve dhe sigurisë kibernetike të ushtrisë izraelite. Termat financiare nuk u bënë zyrtarisht publike, por sipas gazetës izraelite Calcalist, vlera e marrëveshjes është rreth 7.5 miliardë dollarë dhe është në pritje të miratimit rregullator.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
Advertismentspot_img
RELATED ARTICLES
Advertismentspot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular