Emri i Tares rreth PSG-së është përmendur dhe më herët, në vitin 2022
Për Igli Taren janë shfaqur sirena pariziene në horizont. “Shkëndijat” kanë nisur me një postim në instagram të Edvin Muratit, i cili e lidh ish-drejtorin sportiv të Lazio dhe Milan me skuadrën pariziene Paris Saint Germain.
Murati ka publikuar në Instagram një fotografi ku shfaqen Igli Tare dhe presidenti i Paris Saint-Germain, Nasser Al-Khelaifi. Ajo që tërheq vëmendjen është mbishkrimi i shkurtër i Muratit: “Gooooooo”.

Murati ka luajtur më parëme fanellën e PSG-së dhe ruan një marrëdhënie të afërt me presidentin Al-Khelaifi dhe me ambientin e klubit francez. Kjo ka bërë që të shtohen aludimet se Tare mund të përzgjidhet si drejtor sportiv i ekipit kampion të europës në fuqi.
Emri i Tares rreth PSG-së është përmendur dhe më herët, në vitin 2022. Në atë periudhë, pasiguritë mbi të ardhmen e Leonardo-s në postin e drejtuesit sportiv të PSG-së bënë që në mediat franceze dhe italiane të qarkullonin disa emra për zëvendësimin e tij. Mes kandidatëve të përmendur ishte edhe Igli Tare, i cili në atë kohë drejtonte merkaton e Lazios. Por në fund, bahskimi nuk ndodhi.
Kujtojmë se Tare ishte drejtor sportiv i Milanit sezonin e fundit, nga ku u shkarkua pasi klubi italian nuk arriti të kualifikohej në Champions League.









