Politologu Ardit Gjinali zhvilloi një bisedë në emisionin e mesditës “PULS”, A2CNN me gazetaren Bruna Çifligu ku u komentua deklarata e miratuar pas zhvillimit të takimit “TRUMP-XI-PUTIN” në kuadër të samitit APEC.
Gjinali nënvizoi që samiti mund të quhet si i njëjti i “status-quo-së” ku përfundimet nuk janë thelbësore, por dialogu përbën vlerë politike thelbësore në përballimin e sfidave dhe të mosmarrëveshjeve politike mes fuqive përkatëse. Deklarata është një element i vlefshëm , një kurorëzim bisedimesh, një apel dhe një ftesë për të filluar proçese të ndryshme që përfshijnë mundësinë e ri-organizimit të institucioneve ndërkombëtare si OKB apo Gjykata Ndërkombëtare Penale.
Gjatë bisedës, Gjinali refuzoi të ndërtonte paralele mes konferencës së “Jaltës” dhe takimit të “ZHENZHEN” duke theksuar që “JALTA” kurorëzoi paqen pas një arene Lufte Botërore , me fitues dhe humbës të përcaktuar; nga ana tjetër, “ZHENZHEN” mblidhet në një kontekst konfliktesh hibride me sfida në proçes ku “fitorja” apo “humbja” nuk shfaqen në horizontin politik dhe deklarata në vetvete apelon paqen varësisht rolit destruktiv të Rusisë si agresor apo dhe ndihmës jo të ekspozuar Kineze ndaj Teheranit apo Moskës zyrtare.
Politologu Ardit Gjinali: ZHENZHEN- Samiti i status-quo-së” apeloi për paqe, nuk u arrit paqe
RELATED ARTICLES









