HomeEkonomiShoqata e Bankave (AAB): Pagesat e menjëhershme tashmë në Shqipëri: transfertat kombëtare...

Shoqata e Bankave (AAB): Pagesat e menjëhershme tashmë në Shqipëri: transfertat kombëtare kryhen brenda 10 sekondash

Advertismentspot_img

𝐏𝐚𝐠𝐞𝐬𝐚𝐭 𝐞 𝐦𝐞𝐧𝐣𝐞̈𝐡𝐞𝐫𝐬𝐡𝐦𝐞 𝐭𝐚𝐬𝐡𝐦𝐞̈ 𝐧𝐞̈ 𝐒𝐡𝐪𝐢𝐩𝐞̈𝐫𝐢: 𝐭𝐫𝐚𝐧𝐬𝐟𝐞𝐫𝐭𝐚𝐭 𝐤𝐨𝐦𝐛𝐞̈𝐭𝐚𝐫𝐞 𝐤𝐫𝐲𝐡𝐞𝐧 𝐛𝐫𝐞𝐧𝐝𝐚 𝟏𝟎 𝐬𝐞𝐤𝐨𝐧𝐝𝐚𝐬𝐡!

Prej 23 nëntorit 2026, klientët e bankave tregtare pjesëmarrëse në sistemin IPSA (TIPS Clone) mund të kryejnë transferta të menjëhershme në lekë dhe euro, ndërmjet bankave të ndryshme, në çdo ditë dhe orë, përfshirë fundjavat dhe festat zyrtare.

Përmes kanaleve digjitale të bankës së tyre, individët dhe bizneset mund të dërgojnë fonde që mbërrijnë te përfituesi brenda pak sekondash, duke përfituar nga:

· 𝐒𝐡𝐩𝐞𝐣𝐭𝐞̈𝐬𝐢𝐚: transfertat realizohen brenda 10 sekondash, 24/7.

· 𝐊𝐨𝐬𝐭𝐨 𝐭𝐞̈ 𝐤𝐨𝐧𝐭𝐫𝐨𝐥𝐥𝐮𝐚𝐫𝐚: tarifa nuk mund të jetë më e lartë se ajo e një transferte të zakonshme me të njëjtat karakteristika.

· 𝐓𝐫𝐚𝐧𝐬𝐟𝐞𝐫𝐭𝐚 𝐩𝐚 𝐤𝐨𝐦𝐢𝐬𝐢𝐨𝐧: pagesat deri në 40,000 lekë përmes aplikacioneve bankare janë pa komision.

Pas anëtarësimit të Shqipërisë në SEPA, IPSA shënon një tjetër hap të rëndësishëm drejt modernizimit të sistemit të pagesave dhe zhvillimit të shërbimeve digjitale në vend.

Shoqata Shqiptare e Bankave falënderon bankat anëtare për angazhimin dhe bashkëpunimin në realizimin me sukses të këtij projekti dhe fton qytetarët dhe bizneset të informohen pranë bankës së tyre për të përfituar nga mundësitë që ofrojnë pagesat e menjëhershme

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
Advertismentspot_img
RELATED ARTICLES
Advertismentspot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular