HomeKronikeShpërthim në lokalin e një shqiptari në Athinë, policia nis hetimet! Dyshimet...

Shpërthim në lokalin e një shqiptari në Athinë, policia nis hetimet! Dyshimet e para

Advertismentspot_img

Një shpërthim u regjistrua në orët e para të mëngjesit në lagjen Nea Jonia të Athinës në lokalin në pronësi të një shqiptari.

Dëshmitarë okularë thanë se ishin dy persona që vendosën një mekanizëm shpërthyes në ambientet e jashtme të lokalit dhe në vazhdim u larguan me një motoçikletë. Godina pësoi dëme të konsiderueshme, por për fat të mirë nuk pati të lënduar.

Ende nuk dihen shkaqet e aktit, por besohet se është kryer për gjobvënie.

Ndërkohë, burime policore thonë se persona të pa njohur por që besohet se janë pjesë e së njëjtës organizate kriminale që vendosën mekanizmin shpërthyes në lokalin nea jonia, i kanë vënë flakën dhe kanë shkatërruar një lavazh që i përket pronarit të lokalit që u shkatërrua në Nea Jonia.

Ngjarja ndodhi në datën 13 nëntor dhe autorët ende nuk janë gjetur. Policia beson se ngjarjet kanë lidhje me njëra tjetrën.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
Advertismentspot_img
RELATED ARTICLES
Advertismentspot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular