Një incident i pazakontë ka ndodhur në ndeshjen e kthimit të finales së Kupës së Bolivisë mes Real Potosit dhe Always Ready. Takimi i dytë, ku Real Potosi vinte pas fitores 3-1 në ndeshjen e parë, u mbyll 0-0 dhe pati nga një karton të kuq për secilën skuadër.
Gjatë ndeshjes, lojtarët e Always Ready protestuan ndaj vendimeve të arbitrit Jordy Aleman. Pas vërshëllimës përfundimtare, futbollistët e Real Potosit drejtuan protesta të forta kundër gjyqtarit të takimit.
Situata doli jashtë kontrollit dhe arbitri Aleman goditi me grusht portierin e Real Potosit. Për të shmangur përshkallëzimin e ngjarjes, në fushë ndërhynë personat që ndodheshin pranë.
Pas incidentit, arbitri u largua nga fusha nën mbrojtjen e forcave të policisë. Për këtë veprim, Jordy Aleman rrezikon një pezullim deri në tre vite.
https://twitter.com/A_SuarezDoreski/status/2125761800620626175/video/1









