HomeSportDënohet në Iran arbitri që ofendoi nga familja Jasir Asanin pas incidentit...

Dënohet në Iran arbitri që ofendoi nga familja Jasir Asanin pas incidentit në fushën e blertë

Advertismentspot_img

Arbitri anësor, Alireza Ildorom është pezulluar me dy muaj në Iran pasi ofendoi me familje futbollistin shqiptar Jasir Asani.

Esteghlal e apeloi vendimin duke kërkuar dënim më të rëndë, por asgjë nuk ndryshoi.

Vetë Asani nuk do të luajë një ndeshje në Iran si dënim, dhe është gjobitur edhe me rreth 1700 euro.

Kjo për shkak se reagoi me gjest të pahijshëm. Gjyqtari Ildorom ndërkohë e pësoi pasi komunikimi ishte i regjistruar si audio në dhomën e VAR.

Asani dhe Ildorom u përfshinë në një përplasje verbale gjatë ndeshjes mes Esteghlal Teheran dhe Esteghlal Khuzestan.

Sipas regjistrimit audio të dhomës së VAR-it, Ildorom rezulton se ka ofenduar familjen e Asanit. Sulmuesi shqiptar iu përgjigj ndërkohë duke bërë një gjest të pahijshëm.

“Jasir Asani dënohet me 500 milionë tomanë gjobë dhe dy ndeshje pezullim, ku njëra prej tyre është me kusht deri në fund të sezonit, për shkak të sjelljes së pahijshme ndaj arbitrit.

Alireza Ildorom dënohet me dy muaj pezullim nga aktiviteti i arbitrimit, për shkak të sjelljes së pahijshme ndaj futbollistit të Esteghlalit”, njoftoi komisioni disiplinor i futbollit në Iran.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
Advertismentspot_img
RELATED ARTICLES
Advertismentspot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular