HomeKronikeEMRI/ Bëri kërdinë me vjedhje në Kavajë e Golem, arrestohet 38-vjeçari nga...

EMRI/ Bëri kërdinë me vjedhje në Kavajë e Golem, arrestohet 38-vjeçari nga Durrësi

Advertismentspot_img

Policia ka zbardhur tre raste vjedhjesh të kryera gjatë muajit tetor 2026 në Kavajë dhe Golem, ndërsa në pranga ka rënë 38-vjeçari Erlind Shehaj nga Durrësi, i dyshuar si autor i tyre.

Operacioni i koduar “Traces” u finalizua nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, pas një pune hetimore të zhvilluar me metoda proaktive.

Në kuadër të këtij operacioni u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit Erlind Shehaj banues në Durrës.

Nga hetimet dyshohet se gjatë muajit tetor 2026, ai ka kryer tre vjedhje, konkretisht në dy subjekte tregtare dhe një banesë në Kavajë dhe Golem. Sipas policisë, gjatë këtyre vjedhjeve janë marrë shuma parash, laptopë, telefona celularë, pajisje të ndryshme elektronike dhe mjete pune.

Ndërkohë, hetimet vijojnë për të verifikuar nëse 38-vjeçari është i përfshirë edhe në raste të tjera vjedhjesh.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme lidhur me veprën penale “Vjedhja”.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
Advertismentspot_img
RELATED ARTICLES
Advertismentspot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular