E gjitha ngjarja mori fund kur ajo i rrëfeu një banori të fshatit tmerrin që po përjetonte dhe i kërkoi që ta ndihmonte
Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me rasti ne rëndë të shfrytëzimit seksual të një 15-vjeçareje në Greqi.
Sipas mediave greke, e mitura shfrytëzohej nga prindërit e saj, të cilët i krijonin takime me burra të mëdhenj vetëm për 10 deri në 15 euro. Ngjarja ka ndodhur në një fshat të Trikonidës, ku e mitura jetonte me nënën dhe njerkun e saj. Këta të fundit krijonin takime me burra të fshatit, të cilët në këmbim të parave, i kërkonin të miturës t’i prekte në organet gjenitale. Analizat mjeko-ligjore treguan se nuk kishte patur përdhunim, por e mitura ishte ekspozuar para akteve të pahijshme dhe burrat që paguanin, e preknin në vende intime. E gjitha ngjarja mori fund kur ajo i rrëfeu një banori të fshatit tmerrin që po përjetonte dhe i kërkoi që ta ndihmonte. Ajo raportohet se iu drejtua me fjalët: “Më nxirrni nga kjo shtëpi”. Ai e mori dhe dërgoi në polici, ku ajo rrëfeu gjithçka.
Deri më tani, janë ekzekutuar gjithsej dhjetë urdhër-arreste , nga të cilat dy kanë të bëjnë me prindërit e 15-vjeçarit dhe tetë me burrat që dyshohet se janë përfshirë në këtë rast. Ndërkohë sipas policisë, shfrytëzimi seksual i të miturës ka nisur që kur ishte 8 vjeç.









