HomeKronikeTritol në portën e një banese në Shkodër, lënda plasëse nuk shpërthen!...

Tritol në portën e një banese në Shkodër, lënda plasëse nuk shpërthen! Kush ishte objektivi dhe pista që po hetohet

Advertismentspot_img

Një sasi lënde plasëse, dyshohet tritol, është gjetur e pashpërthyer mbrëmjen e kaluar në qytetin e Shkodrës. Lënda plasëse është konstatuar në portën e jashtme të banesës së Emiljan Gjonajt, në lagjen “Mark Lula”.

Pas konstatimit të saj, është njoftuar policia, e cila ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, duke marrë masat e nevojshme të sigurisë.

Zona është vënë nën kontroll, ndërsa në vendngjarje kanë ndërhyrë edhe forcat xheniere për trajtimin e lëndës plasëse, me qëllim shmangien e çdo rreziku për banorët dhe personat që ndodheshin pranë objektit.

Shtetasi Emiljan Gjonej merret me ndërtim dhe aktualisht një pallat në lagjen “Mark Lula” është duke u ndërtuar nga ana e tij. Ka dyshime se ngjarja lidhet pikërisht për shkak të ndërtimeve.

Policia po heton rrethanat e ngjarjes, ndërsa një nga pistat që po verifikohet është edhe se vendosja e tritolit ka qenë një kërcënim.

Hetimet vijojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar që nuk janë zbuluar ende.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
Advertismentspot_img
RELATED ARTICLES
Advertismentspot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular