HomeAktualitetProtesta e 28 Nëntorit, blindohet Tirana, masat e marra nga Policia për...

Protesta e 28 Nëntorit, blindohet Tirana, masat e marra nga Policia për sigurinë

Advertismentspot_img

Mbi 1600 efektivë policie do të angazhohen në protestën kombëtare të 28 nëntorit në Tiranë të thirrur nga studentët, ku pjesë e tubimit pritet të jetë edhe diaspora, teksa po ashtu edhe opozita ka lajmëruar se do të jetë pjesë e protestës.

Protesta pritet të nisë në orën 10:00 në sheshin “Skënderbej”, ndërsa më pas pjesëmarrësit do të vijojnë marshimin në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, duke iu drejtuar më pas Kryeministrisë. Ndërkohë, Policia e Shtetit dhe Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë kanë hartuar një plan të mirëfilltë masash, të ngjashme me ato të protestave kombëtare të mëparshme të organizuara nga studentët por edhe nga opozita shqiptare.

Disa akse dhe segmente rrugore pranë zonës ku do të zhvillohet protesta do të bllokohen, ndërsa në varësi të lëvizjes së qytetarëve dhe dinamikës së protestës mund të ketë dhe bllokim të përkohshëm të qarkullimit dhe në akse të tjera në kryeqytet.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
Advertismentspot_img
RELATED ARTICLES
Advertismentspot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular