HomeAktualitetTre emërime të reja në Dogana, ja kush do të drejtojë pikat...

Tre emërime të reja në Dogana, ja kush do të drejtojë pikat e Morinës, Shkodrës dhe Bllatës

Advertismentspot_img

Ndryshimet në Administratën Doganore Shqiptare vijojnë për të dytën ditë radhazi, me emërimin e tre drejtuesve të rinj në Morinë, Shkodër dhe Bllatë, duke e çuar në pesë numrin e degëve doganore ku janë bërë ndryshime në drejtim

Ndryshimet në strukturat drejtuese të Administratës Doganore Shqiptare po vijojnë. Pas zëvendësimit të drejtuesve të dy degëve kryesore doganore, Tiranës dhe Durrësit, për të cilat ekofin.al raportoi një ditë më parë, sot kanë marrë detyrën drejtuesit e rinj të degëve doganore në Morinë, Shkodër dhe Bllatë.

Sipas njoftimit zyrtar të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, në krye të Degës Doganore Morinë është emëruar Ertil Mansaku, në Degën Doganore Shkodër, Helidon Bele, ndërsa drejtimin e Degës Doganore Bllatë e ka marrë Artan Sulejmani.

Me emërimet e sotme, numri i degëve doganore ku janë ndryshuar drejtuesit në harkun e dy ditëve ka arritur në pesë, duke shënuar një nga lëvizjet e para të rëndësishme në strukturat drejtuese të administratës pas marrjes së detyrës nga drejtori i ri i Përgjithshëm i Doganave, Fation Shehu.

Sipas Doganave, tre drejtuesit e rinj vijnë nga një përvojë e gjatë në administratën doganore. Pas marrjes së detyrës, ata kanë zhvilluar takime me stafet e degëve përkatëse, ku është diskutuar mbi rëndësinë e bashkëpunimit dhe koordinimit në përmbushjen e detyrave.

Në fokus të punës së drejtuesve të rinj do të jetë zbatimi korrekt i procedurave doganore, garantimi i një shërbimi efikas dhe profesional, lehtësimi i tregtisë së ligjshme dhe forcimi i kontrollit doganor.

Ndryshimet përfshijnë pika të rëndësishme të qarkullimit tregtar të Shqipërisë, si me Kosovën, ashtu edhe me Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut.

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave i argumenton emërimet me nevojën për forcimin e kapaciteteve drejtuese, duke vënë theksin te përgjegjshmëria, përkushtimi dhe puna në ekip, në funksion të një administrate moderne dhe në shërbim të qytetarëve dhe biznesit. /ekofin.al

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
Advertismentspot_img
RELATED ARTICLES
Advertismentspot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular