HomeAktualitetU përjashtuan nga punimet e Kuvendit me 60 ditë, Gjykata Administrative shpall...

U përjashtuan nga punimet e Kuvendit me 60 ditë, Gjykata Administrative shpall të paligjshëm vendimin për dy deputetët e PD

Advertismentspot_img

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë ka shpallur të paligjshëm përjashtimin 60-ditor nga punimet e Kuvendit të deputetëve të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi dhe Klevis Balliu.

Gjykata shfuqizoi vendimin e datës 12 tetor të Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën, ku dy deputetët u përjashtuan nga pjesëmarrja në seancat plenare dhe komisionet parlamentare.

“1. Shfuqizimin e vendimit nr. 15, datë 12.10.2026 të Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën ‘Për përjashtimin 60 ditë nga pjesëmarrja në seancë plenare dhe komisione parlamentare për deputetët Gazment Bardhi dhe Klevis Balliu’.

  1. Dhënien e vendimit me ekzekutim të menjëhershëm.”, thuhet në vendimin e gjykatës.

Kujtojmë se dy deputetët demokratë u përjashtuan më 12 tetor, pas tensioneve në seancën plenare të 8 tetorit, ku u miratua reforma e re territoriale. Bardhi dhe Balliu u ndëshkuan me 60 ditë përjashtim, pasi gjatë seancës hodhën vezë dhe shishe me ujë në sallë.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
Advertismentspot_img
RELATED ARTICLES
Advertismentspot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular