HomeAktualitet“Brikeni po lufton me jetën, mos ma lini vetëm!”/ Apeli tronditës i...

“Brikeni po lufton me jetën, mos ma lini vetëm!”/ Apeli tronditës i bashkëshortes së 34-vjeçarit të plagosur në protestë

Advertismentspot_img

Bashkëshortja e 34-vjeçarit Briken Tuci ka bërë një apel prekës, duke bërë të ditur se ai ndodhet në rrezik për jetën dhe duke kërkuar drejtësi: “Ky djalë dhe unë jemi shkolluar në këtë vend, kemi punuar në këtë vend dhe jemi munduar ta ndërtojmë gjithçka me djersën tonë, pa i bërë keq askujt

Një apel prekës dhe një thirrje për drejtësi vjen nga Marjonela Krosi, bashkëshortja e 34-vjeçarit Briken Tuci, i cili u godit dje nga uji i hedhur prej autobotit të Policisë gjatë protestës.

Përmes një mesazhi drejtuar opinionit publik, Marjonela ka bërë të ditur se gjendja shëndetësore e bashkëshortit të saj është kritike dhe se ai ndodhet në Spitalin e Traumës, ku po merr trajtim mjekësor.

Ajo tregon se mëngjesin e sotëm është njohur me rezultatet e skanerit, ndërsa neurokirurgu e ka informuar se në trurin e 34-vjeçarit janë konstatuar disa vatra hemorragjie, të cilat aktualisht nuk mund të operohen. Sipas bashkëshortes, mjekët i kanë komunikuar se Brikeni ndodhet në rrezik për jetën.

Në këto momente të vështira, Marjonela u është drejtuar shqiptarëve me një kërkesë për solidaritet, mbështetje dhe drejtësi, duke shprehur frikën se mund të humbasë bashkëshortin e saj.

Në mesazhin e saj, ajo thekson se të dy janë shkolluar dhe kanë punuar në Shqipëri, duke u përpjekur të ndërtojnë jetën me punën e tyre, ndërsa kërkon që bashkëshorti të mos mbetet vetëm në këtë betejë për jetën.

“Ky djalë dhe unë jemi shkolluar në këtë vend, kemi punuar në këtë vend dhe jemi munduar ta ndërtojmë gjithçka me djersën tonë, pa i bërë keq askujt. Nëse ka sadopak drejtësi dhe humanizëm në këtë vend, sot kam nevojë për të gjithë ju. Kam nevojë për zërin tuaj, për mbështetjen tuaj, që të mos humbasim një djalë, një vëlla dhe një bashkëshort.

Ju përgjërohem të gjithëve, mos heshtni! Më ndihmoni të luftoj për të. Brikeni po lufton me jetën dhe unë ndihem e vetme përballë kësaj situate. Kërkoj vetëm drejtësi, asgjë më shumë. Ju lutem, mos më lini vetëm në këtë luftë. Mos e lini Brikenin vetëm!”, është apeli i Marjonela Krosit.

Thirrja e bashkëshortes vjen në një moment dramatik për familjen Tuci, ndërsa 34-vjeçari vijon të luftojë për jetën në Spitalin e Traumës.

Familjarët kërkojnë solidaritet dhe drejtësi, ndërsa shpresojnë për një përmirësim të gjendjes së tij shëndetësore.
 

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
Advertismentspot_img
RELATED ARTICLES
Advertismentspot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular