HomeAktualitetDëbora zbardh Shebenikun, ngricat vështirësojnë qarkullimin në disa akse rrugore

Dëbora zbardh Shebenikun, ngricat vështirësojnë qarkullimin në disa akse rrugore

Advertismentspot_img

Reshjet e dëborës dhe temperaturat e ulëta kanë përfshirë zonat malore të Librazhdit, duke sjellë rikthimin e kushteve dimërore në këtë pjesë të vendit.

Parku Kombëtar i Shebenikut është mbuluar nga dëbora, ndërsa ulja e temperaturave ka favorizuar krijimin e ngricave në disa segmente rrugore, duke vështirësuar lëvizjen e automjeteve.

Problematika në qarkullim raportohen në akset Bulqizë–Peshkopi, Ura e Çerenecit–Librazhd dhe Qafë e Buallit–Krastë. Drejtuesit e mjeteve këshillohen të tregojnë kujdes të shtuar gjatë udhëtimit.

Për shkak të kushteve të vështira atmosferike, autoritetet u bëjnë apel qytetarëve të pajisin automjetet me goma dimërore dhe zinxhirë, veçanërisht kur udhëtojnë drejt zonave malore.

Gjithashtu, këshillohet shmangia e lëvizjeve të panevojshme dhe respektimi i sinjalistikës rrugore për të parandaluar aksidentet e mundshme për shkak të ngricave dhe rrëshqitjes së automjeteve.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
Advertismentspot_img
RELATED ARTICLES
Advertismentspot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular