Njëzet sera me pothuajse 3200 fidanë marijuanë, përveç 17 kilogramë drogë tashmë të tharë dhe gati për shitje.
Ky është bilanci i operacionit kundër drogës i Guardia di Finanza në Napoli, e cila arrestoi me urdhër gjykate përgjegjësit e dyshuar të plantacioneve.
Në pranga përfunduan një shqiptar 41 vjeç dhe një 54 vjeçar nga Giugliano në Campania.
Hetimet nisën pas zbulimit të një plantacioni të gjerë në një fshat midis komunave napolitane Giugliano dhe Quarto, shkruan Ansa.
Serat ruheshin nga qen të mëdhenj. Në një kontejner aty pranë, hetuesit më pas zbuluan edhe 17 kg marijuanë, tashmë të mbledhur dhe të tharë.