Vrasja e 25-vjeçarit Klodian Rasha ka shkaktuar zemërim në opinionin publik dhe protesta të shumta të qytetarëve.
Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë.
Pritet që nesër përpara gjykatës të dalë personi i dyshuar për vrasjen e Klodian Rashës. Sipas hetimeve, rezulton se dy punonjës të skuadrës “Shqiponja” kishin armë dhe të tjera mjete të duhura, por nuk kishin kamera trupi.
Teksa efektivët po kryenin kontrollin e mjetit, kanë parë një djalë të ri që ishte pas murit afër një peme. Polici i ka thënë “O djali ndalo”.
Në këtë moment, është raportuar në Sallën Operative se një person nuk i është bindur urdhrit të policisë. Dy minuta më vonë është thënë se është përdorur arma e zjarrit për të shtënë në drejtim të Rashës.
Në drejtim të Rashës janë shtënë dy plumba, ku njëri i ka prekur shpatullën, duke i prekur zemrën e plumbi tjetër në drejtim të tij ishte në kokë.
Pesë kamera të bizneseve janë sekuestruar. Rasha ka mbërritur pa jetë në spital. Polici mohon akuzën dhe shprehet se e ka kryer vrasjen në porporcion të drejtë me agresivitetin.