Një 55-vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e së premtes në spitalin e Traumës si pasojë e plagëve të marra.
Raportohet se viktima Dervish Kalaja, disa ditë më parë ishte përfshirë në një sherr të ndodhur mes disa personave në një lokal në Ishëm, ku si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën.
Ngjarja ka ndodhur të hënën në Ishëm rreth orës 22:00, në ambientet e lokalit në pronësi të shtetasit Sh. I.
Dyshohet se kanë goditur me mjete të forta shtetasit D.(P). K., 55 vjeç dhe S. A., 62 vjeç, ndërsa shtetasi R.(G). A. ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin E. K., 33 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.