Aleksandër Kuqja, Haxhi Përkoxha, Vasil (Vladimir) Bajraktari, janë tre subjektet e OFL-së të cilët duhet të deklarojnë burimin e pasurisë së tyre për 48 orë.
Ata janë të dënuar për vepra të ndryshme penale, si vrasje, drogë dhe prostitucion.
Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:
– Aleksandër Kuqja, banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”;
– Haxhi Përkoxha, banues në Bulqizë, i dënuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”;
– Vasil (Vladimir) Bajraktari, banues në Tiranë, i dënuar në Itali për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” në rrethana rënduese, i kryer në bashkëpunim.
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.