Një ngjarje e pazakontë dhe e rëndë është regjistruar në Itali, ku një burrë punësoi një kriminel, për të rrahur të birin, pasi zbuloi se ai ishte homoseksual.
I biri punonte kirurg, ndërsa i ati i kishte dhënë porosi kriminelit që t’i thyente duart, pasi “ai nuk ka të drejtë të operojë më”.
Ngjarja u regjistrua në Torino, ndërsa ka qenë po vet krimineli që shpëtoi viktimën nga vdekja, duke e çuar më pas në spital.