HomeKronikeEMRI/U sulmua me armë zjarri e dorezë hekuri, ja kush është ish-boksieri...

EMRI/U sulmua me armë zjarri e dorezë hekuri, ja kush është ish-boksieri shqiptar që u plagos në Greqi

spot_img

Pavllos Petraq Misia është ish-boksieri shqiptar, që u plagos ditën e djeshme nga dy persona në Peristeri të Greqisë.

Ngjarja e rëndë u regjistrua pasditen e djeshme, në rrugën “Dodecanese” në Peristeri, ku shqiptari u sulmua me armë dhe një dorezë të hekurt nga dy persona të maskuar me kapuç.

Konkretisht, dy të huajt, të cilët ishin në makinë kur panë ish-boksierin, zbritën dhe e sulmuan atë.

Njëri e qëlloi në këmbë dhe tjetri e goditi me një grusht të hekurt. Ata më pas nxituan të largoheshin nga vendi i ngjarjes, ndërsa më pas ish-boksieri shkoi vetë në spital për të marrë ndihëm e parë mjekësore.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular