HomeKronikeVrasja në Kuçovë/ Shoku i viktimës s’mban lotët: Kur erdha unë, çdo...

Vrasja në Kuçovë/ Shoku i viktimës s’mban lotët: Kur erdha unë, çdo gjë kishte mbaruar

Kuçova u trondit sot nga një vrasje, ku Vangjel Polovina qëlloi për vdekje Ajet Gunelin.

Ngjarja ndodhi në fshatin Goraj , ndërsa një banor i zonës, mik i viktimës, ka treguar të tjera detaje për krimin që ndodhi mëngjesin e sotëm.

Për “Neës24”, ai tha se viktima kishte qenë për darkë një natë më parë në shtëpinë e tij, teksa theksoi në lot se ai ishte “një njeri shumë i mirë”.

“Kur erdha unë çdo gjë kishte mbaruar. Unë erdha në dashamirësi. Erdha se e kam shok këtë që u vra, Ajetin. Mbrëmë ishte tek unë hëngri bukë. Nuk di gjë për lidhjen e tyre, njihja vetëm Ajetin (Qan) E pata mbrëmë në shtëpi, hëngri bukë me çunat e mi (qan) ishte një njeri shumë i mirë. Kjo që ndodhi, ndodhi.”, tha i moshuari.

Ndërkohë, një tjetër banor i fshatit Goraj tha se kishte dëgjuar që autori kishte shkrepur një karikator në drejtim të 41-vjeçarit.

“Më thanë se ishte derdhur një karikator i tërë”, u shpreh ai.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular