HomeKronikePlagosje me armë zjarri në Shkodër, policia identifikon autorin, vihet në kërkim...

Plagosje me armë zjarri në Shkodër, policia identifikon autorin, vihet në kërkim të tij

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur ka ndodhur mbrëmjen e sotme në periferi të qytetit të Shkodrës.

Është plagosur në këmbë shtetasi Eduart Lekndreaj  24 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 në lagjen “Tre heronjt” në Shkodër pas një konflikti të çastit.

Në vendin e ngjarjes ndodhen shërbimet e policisë dhe vijon puna për kapjen e autorit, i cili është identifikuar nga Policia.

Njoftimi i Policisë:

Shkodër/Informacion Paraprak

Më datë 11.01.2021, rreth orës 22:20, në Spitalin Rajonal Shkodër ka shkuar i dëmtuar në këmbë, dyshohet me armë zjarri shtetasi E. L. 24 vjeç, banues në Shkodër, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga verifikimet paraprake ka rezultuar se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Tre Heronjt”, Shkodër, dyshohet si pasojë e një konflikti të çastit.

Në vendin e ngjarjes ndodhen shërbimet e policisë dhe vijon puna për kapjen e autorit, i cili është identifikuar nga Policia.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular