Një 5-vjeçare është larguar me varkë nga Oboti deri tek rruga kryesore për Shkodër për shkak të përmbytjeve që e kanë bërë të pamundur edhe lëvizjen e mjeteve të ushtrisë.
Mësohet se vajza 5-vjeçare ka paraqitur probleme shëndetësore që prej mbrëmjes së kaluar me të vjella dhe dhimbje barku.
Por, për shkak të errësirës dhe stuhisë ka qenë i pamundur transportimi, ndaj u bë ditën e sotme. Fëmija u dërgua në spitalin e Shkodrës ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Vajza ka pasur fillimisht temperaturë dhe më pas bark dhe të vjella dhe me komunikimin e mjekëve është mbajtur në banesë gjatë natës për shkak të kohës së keqe duke u përpjekur të përmirësohet gjendja, por pa rezultat.