Amerikanët e DEA-s në bashkëpunim me policinë greke, kanë ndërmarrë një operacion të fortë antidrogë në Selanik.
Siç bën të ditur, portal në gjuhën angleze greekcitytimes, dy shqiptar dhe një kroat, janë pjesë e një grupi të fuqishëm kriminal, të cilët i është sekuestruar 324 kilogram kokainë e pastër.
Sasia e madhe e lëndës narkotike ishte gati të përzihej që të shitej më pas në tregun vendas. Siç bën të ditur gazeta greke, droga ka një vlerë prej 100 milionë eurosh. Operacioni ishte kryer në bashkëpunim me zyrën e Athinës të DEA-s dhe Nën-Drejtorinë e Prokurorisë antidrogë të Selanikut.
Tre drejtuesit e një rrjeti ndërkombëtar të trafikut të drogës, konsiderohen: një shtetas shqiptar 37-vjeçar, një kroat 36-vjeçar dhe një shtetas grek 35-vjeçar i lindur në Shqipëri, të cilët u arrestuan në Selanikun qendror ndërsa u takuan për të vendosur se si do të shpërndahej malli.
Policia arriti të konfiskojë një furgon që përmbante shumicën e drogës (e ndarë në 260 pako) dhe një apartament me qira nga kroati. Policia arriti të konfiskojë 5,265 euro cash dhe 5 telefona celularë.
Siç bën të ditur gazeta greke, është identifikuar edhe një anëtar i katërt i rrjetit të trafikut të drogës, të cilin policia po e e ka shpallur në kërkim