HomeAktualitetJustifikimi i Ramës/ Premtoi 11 mijë vaksina, por erdhën 10 herë më...

Justifikimi i Ramës/ Premtoi 11 mijë vaksina, por erdhën 10 herë më pak

spot_img

Kryeministri Edi Rama nuk ka lënë pa e shfrytëzuar momentin e mbërritjes së “një grushti vaksinash” nga kompania Pfizer. Mbrëmjen e së hënës ai shkoi personalisht në Aeroportin e Rinasit bashkë me ministren e Shëndetësisë, Manastirliu dhe ministrin e Rindërtimit, Ahmetaj (ende e paqartë lidhja e tij me vaksinat).

Gjithsesi, kryeministri Edi Rama kishte premtuar se “dora e parë” e vaksinave që do të vinin në vend do të ishte 11700 vaksina, por në fakt erdhën …fiks 10 herë më pak. Vetë Rama këtë e justifikon me vështirësitë që has vendi ynë në arenën e globale ku të gjithë kërkojnë vaksina.

“Sot Pfizer lëvron 1170 doza. Zotimi nga kompania është që brenda shkurtit do të vijnë edhe dozat e angazhuara, qoftë 10750 qoftë edhe 31 mijë, të 41 mijë dozat që ishin të parashikuar për fund janarin janë të angazhuara nga Pfizer” – tha Rama që theksoi se kontrata me Pfizer vijon të mbetet sekret.

Më pas Rama shpjegoi se pse nuk mund të mbajë as premtimin tjetër për t’i dhuruar vaksina Kosovës. Tani thotë se e ndalon Pfizer.

“Ne kemi marrë një zotim. Unë nuk e kam harruar, për të ndihmuar Kosovën, por dua të sqaroj që rregullat tejet strikte dhe kufizimet jashtëzakonisht të forta që kompania ka vendosur siç kanë bërë nga njëra anë që ne të mbetemi strikt për mbajtjen sekret të vendit nga erdhën dozat, e bëjnë të pamundur që ne të dhurojmë doza vaksinash, por nuk e bëjnë të pamundur që ne të ofrojmë vaksinim për një numër mjekësh dhe infermierësh nga spitali COVID i Prishtinës.

Kjo duhet të bëhet këtu dhe për këtë arësye i kam kërkuar ministrit të Shëndetësisë të komunikojë me homologun kosovar, që të mirëpresim si fillim 50 mjekë nga Kosova” – tha Rama që në fill[im kishte premtuar 300 vaksina për mjekët e Kosovës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular