Në Dorset të Britanisë së Madhe u zbulua në një zonë industriale, fabrika më e madhe e kanabisit.
Vlera e kanabisit në fabrikën industriale shkonte deri në 7.1 milion paund dhe ‘kopshtarët’ ishin dy shqiptarë.
Policia shkoi në zonë pasi një banor telefonoi duke menduar se po ndodhte një vjedhje pasi kishte parë një automjet të dyshimtë.
Gjatë një seance dëgjimore në Gjykatën e Bournemouth më 29 janar u tha se fabrika ishte “e organizuar dhe profesionale“, me aftësinë për të “prodhuar sasi industriale për përdorim komercial“.
Leonard Bruci dhe Arber Aliaj u arrestuan brenda banesës, ndërsa kujdeseshin për prodhimin e kanabisit.
Bruci, 27 vjeç dhe Aliaj, 23 vjeç, të dy shtetas shqiptarë u dënuan me dy vjet e tre muaj burg.
Ata do të dëbohen nga Britania pasi të dalin nga burgu.