HomeKronikeU rrah barbarisht nga shokët për çështje politike, ndërron jetë 57-vjeçari

U rrah barbarisht nga shokët për çështje politike, ndërron jetë 57-vjeçari

Advertismentspot_img

Ka ndërruar jetë në spital, 57-vjeçari nga Ballshi, Pelivan Sinorrapaj. Ai ishte i shtruar prej 9-ditësh në Spitalin e Traumës në Tiranë, për shkak se ndodhej në gjendje të rëndë shëndetësore.

Burri u rrah barbarisht nga shokët e tij me të cilët kishte konsumuar alkool. Shkak i sherrit në lokal midis tyre ishte një debat për çështje politike.

Sinorrapaj u gjet i gjakosur dhe pa ndjenja nga kalimtarë të rastit në Ballsh. Ka qenë pasditja e datës 29 janar kur Pelivan Sinorrapaj, së bashku me tre shokët e tij Fitim Zekaj 42 vjeç, Festim Alimetaj 53 vjeç dhe Ferdinand Meraj 44 vjeç të tre banues në Ballsh Mallakastër, pasi kishin konsumuar alkool në një lokal në Ballsh, më pas kanë debatuar për pagesën e tavolinës.

Babai i tre fëmijëve u dërgua për mjekim të specializuar në spitalin e Traumës në Tiranë por fatkeqësisht ka ndërruar jetë.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular