Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Kakunjë, Baldushk, mbrëmjen e sotme, ku një 21 –vjeçar dyshohet se i ka dhënë fund jetës, duke u vetëvarur.
Sipas policisë, viktima me inicialet R.K u gjet i vetëvarur në një pemë, ndërsa nga këqyrja paraprake në trupin e pajetë nuk vërehen shenja dhune përveç asaj të shkaktuar nga vetëvarja.
Nuk dihen ende motivet që e kanë shtyrë të riun drejt këtij akti, ndërsa policia ka nisur hetimet
Njoftimet:
Tiranë/Informacion paraprak
Me datë 20.02.2021, në fshatin Kakunjë, Njësia Administrative Baldushk, dyshohet se është vetëvarur në një pemë shtetasi R. K., 21 vjeç.
Nga këqyrja paraprake në trupin e pajetë nuk vërehen shenja dhune përveç asaj të shkaktuar nga vetëvarja.
Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes.