Mjeku i Urgjencës, Ilir Allkja që u pushua nga puna në QSUT (lexo ketu) kërkon që të punojë si vullnetar. Nisur nga kushtet e rënda të epidemisë dhe mungesa e mjekëve, ai thotë se dëshiron që të japë kontributin e tij.
“Vullnetar për t’i shërbyer vendit. Në kushtet e rënda të epidemisë së covid-19 që po kalon Shqipëria, nisur nga mungesat e theksuara në mjekë, unë do të doja të punoja vullnetar në ekipet e urgjencës për t’i ndihmuar sa më shumë njerëzit e vendit tim.
Megjithëse Rama në prononcimin e tij më 14 janar e ka mbyllur këtë opsion, menaxherët e sistemit shëndetësor duhet të mendojnë për të shpëtuar sa më shumë jetë njerëzish e jo për tekat e një kryeministri të dalë duarsh” shkruan ai.