Një 47-vjeçar ka vetëvrarë veten me armë zjarri në rrugën ‘’Taulantia’’ në Ali Dem të Tiranës.
Sipas Policisë, dyshohet se I.L, ka qëlluar veten. Ngjarja ka ndodhur në orën 14:30, dhe grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të sqaruar rrethanat. Mësohet se i riu ishte punonjës i policisë së burgjeve.
NJOFTIMI NGA POLICIA
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 09.03.2021, rreth orës 14:30, në rrugën “Taulantia” në Ali Dem, dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri pistoletë shtetasi I. L., 47 vjeç.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.