Partia Socialiste ka përfshirë në listën e saj të kandidatëve për deputetë, djalin e ish-deputetit të Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet, Aqif Rakipi.
Djali i ish-deputetit të PDIU-së, është vendosur në listë mbi Eljo Hyskon, deputetin dhe kreun aktual të FRESH-it, dhe Halit Valterin e opozitës se re dhe Tahir Muhedinit, përfaqësuesin e komunitetit Çam.
Ornaldo Rakipi është i datëlindjes 29.01.1994 dhe sipas ekstraktit të gjendjes civile ai figuron votues në njësinë bashkiake numër 5 në Tiranë.
Aqif Rakipi ishte ndër deputetët që iu hoq mandati nga ligji i dekriminalizimit. Ai fitoi mandatin në qarkun e Elbasanit, konkretisht në zonën e Peqinit me siglën e Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet.