HomeKronikeVrasja e Behar Sofisë, lihen në burg katër të akuzuarit. Ja çfarë...

Vrasja e Behar Sofisë, lihen në burg katër të akuzuarit. Ja çfarë deklaruan në seancë

spot_img

Lihen në burg katër personat e akuzuar dhe të arrestuar për vrasjen e 66-vjeçarit Behar Sofia. Gjykata ka vendosur burg për autorin e dyshuar të vrasjes Behar Sofia, organizatorin Skënder Vathi dhe dy të dyshuarit e tjerë Leonard Xhixha dhe Xhuliano Visha.

Ernejt Shyti u përball me gjykatësen i pari. Ai nuk ka folur në seancën e sotme dhe ka deklaruar se do të japë shpjegime të detajuara në një moment të dytë. Në përfundim gjykata ka vendosur ‘burg pa afat” me akuzën “vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim”.

Xhixha dhe Visha kanë mohuar të kenë lidhje me ngjarjen e rëndë dhe kanë kërkuar një masë më të lehtë sigurie por gjyqtarja ka vendosur t’i lërë në burg.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular