Shqipëri dhe Angli në sulm. Kështu mund të thuhet për të dy kombëtaret tashme qe ka startuar ndeshja.
Kjo duket të paktën nga formacionet që kanë publikuar dy teknikët.
Trajneri i Kombëtares Edi Reja do të duhet të bëjë pa Kumbullën dhe për këtë arsye në mbrojtje kthehet Veseli. Ndërsa rikthehet në mesfushë edhe Memolla.
Ndërkohë sulmi i është besuar treshes Uzuni-Cikalleshi-Broja.
Ndryshe nga ndeshja me Andorran ku u luajt me skemën 3-5-2, për ndeshjen e sotme Kombëtarja do të luajë me modulin 4-3-3, njëjtë si Anglia që plotëson sulmin me treshen e frikshme Mount-Kane-Sterling.
FORMACIONET ZYRTARE:


Shqipëri-Angli luhet në “Air Albania” dhe starton në 18:00.
Lexo edhe: Shqipëri-Angli, “Times”: Fusha e “Air Albania” problematike, shkak kulla në stadium
Shqipëria dhe Anglia vijnë në këtë përballje pas fitoreve në ndeshjet e para. Kuqezinjtë mposhtën 0-1 Andrran, ndërsa “Tre Luanët” fituan 5-0 ndaj San Marinos, kundërshtari ynë pas 3 ditësh.