Policia e Tiranës njoftoi sot se ka sekuestruar pasuri më vlerë 1.2 milionë dollarë të 44-vjeçarit shqiptar, Ylli Didani.
Ky i fundit aktualisht është i arrestuar nga DEA amerikane për trafik ndërkombëtar droge.
Ndër të tjera mësohet se në zbatim të vendimit të Gjykatës u bë i mundur sekuestrimi i pasurive të luajtshme e të paluajtshme, vlera e të cilave shkon rreth 1.200.000 dollarë, konkretisht:
Një njësi tregtare me vlerë të përafërt rreth 1 milion dollarë;
Një shoqëri sh.p.k;
1 llogari bankare me vlerë rreth 206.000 dollarë.
Sipas autoriteteve federale thuhet se Didani dhe organizata e tij kishin lidhje me Shtetet e Bashkuara, Kolumbi, Ekuador, Meksikë, Kanada, Kili, Shqipëri, Turqi, Brazil, Gjermani, Republikë Dominikane, Emiratet e Bashkuara Arabe, Belgjikë, Spanja dhe Holandë.